Sot qëndroi për një vizitë në Radion Kosova e Lirë, luftëtari i lirisë, veprimtari, Salaudin Sela, i cili jeton dhe punon në Amerikë

Sot qëndroi për një vizitë në Radion Kosova e Lirë, luftëtari i lirisë, Salaudin Sela,  me prejardhje nga Dibra, i cili jeton dhe punon në Amerikë. Gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salaudin Sela ishte pjesëtar i Batalionit “Atlantiku” dhe me bashkëluftëtarët e tij, ka marrë pjesë në luftën heroike e fitimtare të UÇK-së, deri në çlirimin e vendit nga regjimi okupator dhe kriminal i Serbisë.  Edhe pas luftës, pas kthimit në Amerikë,  ku jeton dhe punon  me tërë familjen e tij, Salaudini ka ndihmuar materialisht shumë familje të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së. Sa herë vjen në Vizitë te miqtë e të njohurit në Kosovë, ai e viziton edhe Radion-Kosova e Lirë, programet dhe emisionet e së cilës  i përcjellë me interesim të veçantë. Drejtoria e Radios-Kosova e Lirë e falënderon, veprimtarin e palodhshëm të  çështjes kombëtare, Saladudin Sela për kontributin që i ka dhënë kësaj Radioje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …