Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka qëndruar për një vizitë edhe në Malin e Zi,

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka qëndruar për një vizitë edhe në Malin e Zi

Në kuadër të vizitave treditore rajonale, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, u ndal edhe në Malin e Zi, ku zhvilloi dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun në Podgoricë. Në fjalën e tij, Igli Hasani vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, por u ndal dhe te situata e sigurisë në rajon. Ai theksoi se Shqipëria sheh me shqetësim përpjekjet e Rusisë që kërkon të destabilizojë rajonin. Gjithashtu ministri i Jashtëm shprehu shqetësimin dhe për situatën në veri të Kosovës dhe shtimin e retorikës që vë në pikëpyetje orientimin euro-atlantik të rajonit.  “Shqipëria, si një vend anëtar i NATO, e sheh me shqetësim rolin e aktorëve si Rusia, që kërkojnë të rrisnin tensionet e të shkaktojnë destabilizim të rajonit. Jemi të shqetësuar edhe nga zhvillimet e paradokohshme në Veriun e Kosovës e nga shtimi i një retorike që vë në pikëpyetje orientimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor nga disa forca e grupime në vende të ndryshme të rajonit. Jemi të shqetësuar edhe nga ngadalësimi i ritmit të reformave në disa prej vendeve të rajonit”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …