Kuvendi i Kosovës

Në mungesë të kuorumit ka përfunduar seanca e Kuvendit, ku është diskutuar lidhur me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike

Dje në Kuvendin e Kosovës në mungesë të kuorumit ka përfunduar seanca, në të vilën është diskutuar  lidhur me ngritjen e çmimit të  energjisë elektrike. Pas debatit rreth pesë orësh, nuk pati deputetë të mjaftueshëm në sallën plenare për ta hedhur në votim rezolutën e PDK-së, ku kërkohej ulja e çmimit të energjisë elektrike dhe heqjen e bllok-tarifës. Mirëpo zyrtarët qeveritarë dhe deputetët e shumicës në Kuvend nga Vetëvendosja  gjatë seancës thanë se Kosova ka çmimin më të lirë energjisë në rajon, derisa edhe e konsideruan të domosdoshëm nevojën për mbajtjen e bllok-tarifës.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …