Brickos

Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e ka refuzuar planin amerikan për normalizim me Arabinë Saudite

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, pretendohet se ka refuzuar planin amerikan për normalizim me Arabinë Saudite në këmbim të rrugës që shkon drejt shtetit për palestinezët”, transmeton Anadolu. Sipas lajmit të NBC News me qendër në SHBA, të cilin e bazon mbi zyrtarët amerikanë të nivelit të lartë, thuhet se ndarja mes administratës Biden dhe Netanjahut lidhur me qëndrimin e Izraelit në sulmet kundrejt Gazës, është bërë edhe më e dukshme kohët e fundit.  Thuhet se kërkesat e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, drejtuar Netanyahut janë refuzuar plotësisht, përveç një “qasjeje në drejtimin se nuk i hapin luftë Hezbollahut”. Bëhet e ditur se në vizitat e Blinken gjatë turit në Lindjen e Mesme, liderët e vendeve arabe kanë deklaruar se do të mbështesin një qeveri “të re dhe të reformuar” palestineze për të garantuar sigurinë e Gazës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …