leoni

Greqia e mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës por pozicioni i saj për mos ta njohur pavarësinë mbetet i pandryshuar

Greqia ka kundërshtuar lidhjen e Marrëveshjes në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë

Gazeta greke, Kathimerini, shkruan se pak ditë më parë u mbajt në Bruksel një takim në nivel teknik, qëllimi kryesor i të cilit ishte lidhja e një sërë marrëveshjesh të mbrojtjes dhe sigurisë me vendet brenda dhe jashtë Evropës, si Kanadanë, Japoninë, Ganën, Moldavinë, Norvegjinë dhe Korenë e Jugut. Sipas kësaj gazete  Greqia kundërshtoi në këtë takim lidhjen e marrëveshjeve me Shqipërinë, duke këmbëngulur se duke qenë një vend që dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të respektojë shtetin ligjor si element bazë. “Në këtë sfond, pala greke propozoi Maqedoninë e Veriut si vendin më të përshtatshëm për të lidhur një marrëveshje të mbrojtjes dhe sigurisë me BE-në, pasi ajo ka treguar një performancë më të mirë në fushën e sundimit të ligjit, por dhe standardizim të forcave të armatosura me ata perëndimore. Përmes pjesëmarrjes së saj në NATO, Maqedonia ka ecur me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë”, shkruan media greke. Propozimi grek nuk u pranua, por as çështja e Shqipërisë nuk u avancua, me gjithë mbështetjen shumë të fortë të italianëve, të cilët janë edhe partneri më i afërt i Tiranës në BE, që është rregullisht burim përplasjesh mes Romës dhe Athinës, shkruan Kathimerini. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …