Abelard Tahiri, ka reaguar pasi dështoi të futet në rend të ditës, rezoluta e PDK-së për Policinë e Kosovës, e përkrahur nga opozita

Abelard Tahiri: Albin Kurti, ka përgjegjësi për marrëveshjen e Brukselit, nëse miratohet projekt statuti do të konsiderohet tradhti kombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgjegjësi për marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit dhe nëse miratohet projekt-statuti për Asociacionin, do të jetë tradhti kombëtare, ka thënë Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri. Sipas tij, nëse Kurti e miraton atë draft, do ta ketë problem të qëndrojë në Kosovë. Tahiri theksoi se nuk beson se do të miratohet ai version i Asociacionit. Marrëveshja e Ohrit dhe Brukselit nuk ka pikë nga qielli. Kurti e ka parë që krijimi i këtij institucioni do ta ndajë Kosovën në dysh në dy entitete politike territoriale. Nëse e miraton projekt statutin, do ta ketë problem të qëndrojë në Kosovë dhe tëherë do të lindë problemi i madh, ndëretnik”, ka deklaruar Abelard Tahiri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …