leoni

IRJM

KSHZ-ja e Maqedonisë ka fshirë nga lista zgjedhore 40 mijë votues, 32 mijë prej tyre janë shqiptarë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka fshirë nga lista zgjedhore 40 mijë votues ku rreth 32 mijë prej tyre janë shqiptarë. Sipas KQZ fshirja e tyre është bërë pasi ata nuk kanë adresa adekuate dhe një kohë të gjatë nuk kanë marrë dokumente të reja personale, prandaj nuk do të regjistrohen me automatizëm në listën zgjedhore. Nga ana tjetër, partitë shqiptare janë zotuar se nuk do të lejojnë që të fshihen nga lista votuesit shqiptarë. Gjatë mbledhjes së sotme të Komisioni Shtetëror Zgjedhor është pranuar propozimi i LSDM-së, që për ata 40 mijë persona të aplikohet metodologji plotësuese dhe ata do të duhet vetë të paraqiten në komision për të dëshmuar se ekzistojnë si votues. Në mbledhjen e KQZ-së është biseduar edhe se si të veprohet me 172 mijë votuesit e  tjerë, për të cilët LSDM dyshon se nuk janë futur në listë në mënyrë adekuate.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …