Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

IDK ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës nuk ishte mjaft produktiv gjatë sesionit vjeshtor

Institutit Demokratik të Kosovës ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës nuk ishte mjaft produktiv gjatë sesionit vjeshtor. Hulumtuesja e lartë në këtë institut, Tringa Dreshaj ka thënë se Qeveria dhe mazhoranca në Kuvend nuk punuan mjaftueshëm në miratimin e ligjeve. Ajo ka shtuar më tutje se deputetët duhet të bëjnë punën për të cilën janë votuar e që e kanë si detyrë  brenda atij institucioni. Gjatë intervistës për Ekonomia Online, hulumtuesja e lartë në këtë institut, Tringa Dreshaj ka deklaruar gjithashtu se mungesa e reflektimit të opozitës dhe pozitës ka bërë që votimi i shumë projektligjeve të dështojë e që e ka quar Kuvendin në bojkot shumë të madh të punës së tyre. “Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje deputetëve që ta kryejnë detyrën për të cilën janë pjesë e atij institucioni” ka theksuar hulumtuesja e lartë në Institutin Demokratik të Kosovës, Tringa Dreshaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …