Agjencia e lajmeve Interfax-Ukraina ka njoftuar për një sulm të armatosur brenda territorit të Rusisë

Agjencia e lajmeve Interfax-Ukraina ka njoftuar për një sulm të armatosur brenda territorit të Rusisë. Si pasoj e këtij sulmi, ka shpërthyer një zjarr i madh i cili është shpërndarë mbi një terminal rus LNG në Detin Baltik që i përket Novatek, prodhuesit më të madh rus të gazit natyror. Agjencia e lajmeve Interfax-Ukraina, duke u thirrur në burimet e saj, ka bërë të ditur se zjarri është pasojë e një operacioni special i cili është realizuar nga njësitet speciale të inteligjencës ukrainase. “Suksesi i një sulmi të tillë në terminal jo vetëm që shkakton dhe rrezikon ekonominë e armikut, por ua pamundëson pushtuesve të fitojnë të holla me të cilat financojnë luftën në Ukrainë dhe ua komplikon punën me derivate për ushtrinë ruse”, njoftojnë mes tjerash mediet ukrainase. “Terminal Ust-Luga në rajonin e Leningradit është një objekt shumë i rëndësishëm për armikun. Atje përpunohet nafta, ku ndër tjerash nga aty dërgohen ushtarët në vijën e frontit në Ukrainë”, tha ky burim për agjencinë Interfax-Ukraina.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …