Burime të informimit nga FSK-ja njoftojnë se ka përfunduar trajnimi “Harr 66”, në kontingjentin turk të KFOR-it

Burime të informimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës njoftojnë  se ka përfunduar trajnimi “Harr 66”. FSK thotë se trajnimi ka zgjatur një javë dhe qëllim kishte ngritjen e kapaciteteve luftarake të personelit të FSK-së. “Në kuadër të bashkëpunimit me kontingjentit Turk në Poligonin e stërvitjes në Babaj Bokës ka përfunduar trajnim ‘’HARR 66’’ i realizuar nga instruktoret kontingjentit  Turk që shërbejnë në Kosovë, trajnimi një javor qëllim kishte ngritjen e kapaciteteve luftarake të personelit të FSK-së, nga Regjimenti i Dytë i Forcave Tokësore (R2K),ku  në kuadër të planit të trajnimit janë realizuar edhe qitja reale për të testuar aftësitë e fituara nga trajnimi.” “Në përfundim të trajnimit të pranishëm ishin shefi i shtabit të KFT-së, kolonel Valdet Berisha, Komandanti i Regjimentit të dytë të KFT-së, Nënkolonel Jaser Mulla, instruktorët dhe përfaqësues nga kryesia e këshillit turk. Ky trajnim është mbajtur në kuadër të bashkëpunimit me kontingjentit turk në poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës dhe është realizuar nga instruktorët e kontingjentit turk që shërbejnë në Kosovë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …