Numri i nënshkruesve të peticionit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut është 4.148 nga 3.640 sa ishte e nevojshme

Grupi inicues i qytetarëve për shkarkimin e kryetarit në veri të Mitrovicës, Erden Atiq, ka dorëzuar të hënën peticionin te kryesuesi i Kuvendit Komunal të kësaj komune, ndërsa janë 508 nënshkrime më shumë  të mbledhura sesa minimumi i duhur. Lajmin  e ka bërë të ditur për KosovaPress, Nexhat Uglanin, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore. Sipas tij, numri  i qytetarëve të cilët kanë nënshkruar peticionin rreth shkarkimit të kryetarit të kësaj komune  është 4 mijë e 148 nga 3 mijë e 640 sa ishte e nevojshme. Uglanin tha se  ka pranuar  peticionin me nënshkrime nga grupi iniciues. Janë 508 nënshkrime më shumë sesa  ka qenë e nevojshme. Tani afati  ligjor për ta dorëzuar peticionin në KQZ është tre ditë dhe unë do ta bëjë këtë të enjten, ndërsa ata e bëjnë vlerësimin”, ka thënë, Nexhat Uglanin.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …