leoni

Amerika dhe Bashkimi Evropian mbajnë qëndrim të njëjtë lidhur me zhvillimet politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Amerika dhe Bashkimi Evropian mbajnë qëndrim të njëjtë lidhur me zhvillimet politike dhe të sigurisë  në Ballkanin Perëndimor. Ata nuk kanë fare dallime sa i përket procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë dërguar  sinjal të njëjtë për rajonin edhe nga Samiti i djeshëm në Shkup, ku është folur për miliardat që Unioni planifikon t’i japë për shtetet e rajonit në mënyrë që ato të ecin përpara drejt integrimit dhe që të zhvillohen ekonomikisht. BE ka treguar se cila është rruga përpara, ndërkohë Amerika ka theksuar se cili është ndëshkimi nëse nuk ndiqet kërkesa e aleatëve evropianë. Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Koopman, ka thënë se sa i përket “Planit të Rritjes”, asnjë prej shteteve s’duhet të bllokojë fqinjët, meqë pastaj s’do të mund të qasen në tregjet e brendshme. Ne kemi përfshirë një kusht në këtë Plan të Rritjes e që është se ju nuk duhet të bllokoni fqinjët tuaj. Ne duam që ju të bashkoheni, ju vetëm mund të bllokoni vetën tuaj, por nëse bllokoni fqinjët tuaj qasja në tregjet e brendshme do të jetë e pamundur” , ka thënë mes tjerash Gert Koopman.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti propozon krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit

Deputeti i  PDK-së, Xhavit Haliti, ka propozuar krijimin e një Qeverie të unitetit kombëtar për …