Kryeministri Albin Kurti, u ka treguar ambasadorëve QUINT-it, se ai e respekton Kushtetutën, kur i përshtatet politikave të tij

Kryeministri, Albin Kurti, është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së ku mes tjerash kanë diskutuar edhe për rregulloren e re të BQK-së që do të hyjë në fuqi nga data 1 shkurt. Sipas komunikatës së ZKM-së, në takim është diskutuar për nenin 35 të rregullore që përcakton se valuta e vetme e lejuar në Kosovës për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, bazuar në Nenin 11 të Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për BQK-në. Kurti në takim ka thënë se është e rëndësishme që të respektohet kushtetuta dhe ligjshmëria në vend dhe gjithashtu që të respektohen autoritetet e pavarura në vend sikurse BQK. Si zakonisht Kurti dhe qeveritarët e tij asnjëherë nuk flasin për shkeljet e rënda që i kanë bërë dhe i bëjnë vetë Kushtetutës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …