Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se Kosova tashmë ka nënshkruar një marrëveshje ushtarake, kornizë, me Turqinë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se Kosova ka nënshkruar një marrëveshje ushtarake kornizë me Turqinë. Ai ka shkuar në Turqi me ftesë të ministrit turk të Mbrojtjes Kombëtare, Jashar Gyler, me të cilin nënshkruan marrëveshjen për ta thelluar bashkëpunimin ushtarak në shumë drejtime. Shkëmbimi i personelit ushtarak, shkollimet, trajnimet e përbashkëta, investimi në industrinë e mbrojtjes si dhe trajtimi shëndetësor i pjesëtarëve të FSK-së në Turqi, ishin disa nga çështjet të cilat i diskutuam, e që përmes marrëveshjes së nënshkruar i hapim rrugë procesit për realizimin e tyre. Krahas lidhjeve  kulturore ndërmjet dy shteteve tona, tashmë ekziston një bashkëpunim i ngushtë në aspektin ushtarak, me qëllim që së bashku t’i kontribuojmë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë, ka saktësuar,  ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …