Rexhep. F Morina: ZËRI ÇLIRIMTAR - Radios Kosova e Lirë

Rexhep. F Morina: ZËRI ÇLIRIMTAR – Radios Kosova e Lirë

Dimri ishte i ftohtë dhe bënte acar,

Në ato ditët e luftës me katër janar.

Një zë fort jehonë, atje lartë në mal,

Ushton e bubullin,si rrufe me zjarr.

Erdhi një forcë e re me fuqi magjike,

Punën nis me vrull,në malet heroike.

Kjo armë me zë,ka oshëtimë të rrallë,

Shpirtin e luftës,ajo e mbanë të gjallë.

Luftëtarët e lirisë,ata burra atdhetar,

Pritat ia zënë armikut,edhe me fjalë.

Që të sjellin lajme,për trimat luftëtar,

Për beteja lufte,që bishës i bënë varr.

Për frontin e luftës,që po merrte flakë,

Për tokën dardane,që skuqet me gjak.

Nga bijtë e bijat me zemrat guximtare,

Që u dalin përballë egërsirave barbare.

Zhvillimet përcjell,kudo me përgjegjësi,

Radio e luftës çlirimtare,me zërin për liri.

Kurajë i jep popullit,e shpresë për fitore,

Me ëmbëlsi të zërit,fuqinë madhështore.

Kontrolloni gjithashtu

Një vit të mbarë shkollor në gjuhën shqipe!

Një vit të mbarë shkollor në gjuhën shqipe!

Urojmë suksese të gjithë nxënësve të shkollave shqipe në Zvicër për vitin shkollor 2025/2026! Në …