Adil Behramaj: Ministrja Haxhiu me nguti i deklaron shpenzimet e avokatëve të krerëve të UÇK-së, por jo të Prindon Sadriut

Ish-këshilltari i Hashim Thaçi, Adil Behramaj  ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për të publikuar shpenzimet e avokatëve të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai ka bërë me dije se të dhënat e publikuar do të duhej të ishin informacione të klasifikuara për shkak të rëndësisë shtetërore. Ai ka shkruar se me kryeministrin Albin Kurti është ulur edhe niveli i klasifikimit të këtij dokumentacioni. “Me sa nguti dhe ‘transparencë’ i publikon ministria e Albulena Haxhiut shpenzimet e avokatëve për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, të cilat do të duhej të ishin informacione të klasifikuara për shkak të rëndësisë shtetërore. Që të mund t’i përdorin dhe përmendin kështu, këta edhe aktet nënligjore i kanë ndryshuar për t’i publikuar shpenzimet individuale dhe jo shpenzimet në total, siç kanë qenë më herët. Po ashtu, me vendim të kryeministrit Kurti është ulur edhe niveli i klasifikimit.  Ndërsa, shpenzimet e Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Osmani, i mbajnë fshehur edhe pas vendimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, e cila i gjobit dhe sërish nuk i bëjnë publike. Ata që janë në Hagë, familjet e tyre, familjet që sakrifikuan për këtë vend, do ta kalojnë edhe këtë sfidë. Por, shumë shpejt, disa do të mbesin përjetësisht të turpëruar!”, ka shkruar Behramaj.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …