leoni

Në kuadër të vizitës në Amerikë, Ramush Haradinaj ka biseduar me drejtorin kryesor për Evropën e Politikat e NATO-s, Alton Buland

Në kuadër të vizitës në Amerikë, Ramush Haradinaj ka biseduar me drejtorin kryesor për Evropën e Politikat e NATO-s, Alton Buland

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar dhe ka biseduar me drejtorin kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, Alton Buland. Ai ka shkruar me këtë rast se është nder i madh të vizitoj prapë Pentagonin dhe të takohem me z. Buland, drejtor Kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes. Shfrytëzova rastin ta falënderoj z. Buland për angazhimin e madh që Ushtria dhe Qeveria Amerikane e ka tash e 25 vite në mbështetje të popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj, në veçanti në ndihmën që i kanë dhënë forcimit të Ushtrisë së Kosovës. Ramush Haradinaj ka shtuar se në 25-vjetorin e intervenimit të NATO-së, do të ishte hapi i duhur që Kosova të bëhet anëtare e saj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …