Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim penal kundër të akuzuarve: Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri e Besim Tahiri

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim penal  kundër  të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, në rastin e njohur i “53-milionëshi”, duke i dënuar me 10 vjet e 3 muaj burg. Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës, Eset Berisha, në cilësinë e këshilltarit të lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri dhe Besim Tahiri, si drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje. Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të mërkurën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Violeta Namani, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas aktgjykimit, Pal Lekaj u dënua me tre vjet e tetë muaj burgim efektiv. Ndaj tij, gjykata shpalli edhe dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj burgim. Nebih Shatri u dënua me një vit e tetë muaj burgim, ndaj tij u shpall edhe dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej dy vjetësh. Kurse, Besim Tahiri u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim. Ndaj tij, po ashtu u shpall edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 2 vitesh.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …