Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pas dënimit të sotëm të shpallur nga Gjykata Themelore

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar  pas dënimit të sotëm  të shpallur nga Gjykata Themelore. Ish-ministri u dënua me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e “53 milionëshit”. Ai  thotë se ky vendim i gjykatës ishte i padrejtë dhe i pabazuar. Ndërkaq, për “kundërshtarët politikë” pati një porosi. Në historinë e gjykimeve në Kosovë, ka pasur mijëra raste të gjykimeve të padrejta e të pabazuara, siç ishte edhe vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore ndaj meje. E njoftoj opinionin e gjerë publik se asnjëherë nuk i kam tejkaluar kompetencat e mia e nuk e kam keqpërdorur pozitën e ministrit, kjo as në rastin e Autostradës “Arbën Xhaferi”! Natyrisht, unë do ta ankimoj vendimin në Apel dhe jam i bindur se vendimi i sotëm do të shpallet NUL. Kundërshtarëve te mi politikë u them të mos gëzohen para kohe, sepse e drejta që do të dalë në shesh shumë shpejt do t’i zhgënjejë. I bindur në pafajësinë time dhe në drejtësi” ka thënë Pal Lekaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …