Aleksandar Vuçiç, ka mbajtur një takim urgjent me disa ministra të Qeverisë, lidhur me ndalimin e përdorimi të dinarit, në Kosovë

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mbajtur një takim urgjent me disa ministra të Qeverisë, lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që vetëm valuta euro të përdoret në Kosovë për operacione me para të gatshme, raportoi Tanjug. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe shtetet e QUINT-it i kanë bërë thirrje Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores së BQK-së, që është paraparë të hyjë në fuqi më 1 shkurt. Serbët në Kosovë e kanë kundërshtuar këtë vendim, duke thënë se ai do të pamundësojë që ata të përdorin dinarin serb për të kryer pagesa me para të gatshme. Në takimin që u mbajt në Presidencën serbe, Vuçiç dhe ministrat serbë kanë diskutuar për hapat e mëtejmë që do të ndërmarrë Beogradi lidhur me vendimin e BQK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Kur Ramush Haradinaj ishte kryeminster dhe Kosova po shkonte drejt sanksioneve ai ka dhënë dorëheqje

Ardian Gjini kritikon Qeverinë: Hiqni TVSH-në për produktet bazike, bëjeni Kosovën më të lehtë për të jetuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë për, siç tha, …