Albin Kurti pajtohet pёr zvogёlimin e menjёhershёm tё policisë në veri dhe për zgjedhje parakohshme pas verës

Albin Kurti i tregon Amerikës dhe shteteve mike e përkrahëse të Kosovës, se nuk mund të vendos mbi institucionet e pavarura

Arroganca dhe indiferenca e Albin Kurtit  lidhur me vendimin e BQK-së për rregulloren e re, e cila ndalon përdorimin e dinarit, ka shkaktuar revoltë të ligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të disa shteteve të tjera, por kjo aq i bën Albinit i cili në mënyrë fiktive, naive, prepotente, zhvlerësuese, arrogante  i tregon Amerikës e vendeve mike të Kosovës se ai, Albin kryeministri nuk mund të vendos mbi institucionet e pavarura. Pikërisht përgatitjet e suksesshme për zbatimin e rregullores së BQK-së kanë alarmuar Beogradin zyrtar dhe ata më pastaj u përpoqën që të përhapin panik nëpërmjet një fushate që trumbetohej nga kreu i shtetit atje. Kushtetutshmëria, ligjshmëria, vendimmarrja e institucioneve të pavarura nuk mund të negociohen nga politikanët”, ka thënë Kurti, duke anashkaluar të gjitha shkeljet e Kushtetutës, që i ka bërë ai dhe qeveritarët e tij sikur janë presionet sistematike  mbi gjyqësorin, shpërfilljet e  shumta të faktorit ndërkombëtar dhe me veprime të tilla, të pamatura, të papërgjegjshme, ka bërë që Kosovës  për herë të parë në historinë e saj pas çlirimit të vendit, t’i vendosen sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …