Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Opozita parlamentare i ka ndjekur temat e Albin Kurtit, ajo nuk ka arritur të ndërtojë një kauzë të përbashkët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur në  lidhje me opozitën në Kuvend, përballë kryeministrit Albin Kurti, konsideron se ajo  ka rënë në kurthin e Kurtit. Mendoj se opozita ka vëzhguar e përgjumur veprimet e kësaj qeverie. Fatkeqësisht, opozita është futur në kurthin e zotit Kurti, tash e tri vite opozita nuk ka arritur me pas një temë të saj. Tash e tri vite opozita parlamentare i ndjek temat e zoti Kurti, vrapon pas temave të tij në vend që të ndërtojë një kauzë, të hapë tema që janë të rëndësishme dhe me interes për vendin, ajo mjaftohet me reagime me fjalime të shkurtra në parlament, me disa statuse në rrjetet sociale dhe kaq përfundon. Dhe fatkeqësisht, jo rastësisht një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës, ndihen të pa përfaqësuar, iu mungon zëri i tyre për t’u ngritur në Kuvend  dhe jashtë tij, për t’i paraqitur shqetësimet e tyre ka thënë, Fatmir  Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …