Trupa të shumta të forcave paqeruajtëse të KFOR-it kanë zhvilluar patrullime të shtuara përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë

Trupa të shumta të forcave paqeruajtëse të KFOR-it  kanë zhvilluar patrullime të shtuara  përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes një postimi zyrtar KFOR bën me dije se misioni i patrullimit është një procedurë standarde që toga italiane e xhenierëve kreu përgjatë vijës kufitare administrative, pa dhënë detaje të mëtejshme. KFOR-i shprehet se është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes. KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të  KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Dimitar Keranov: Kosova stabile është çelës për sigurinë e Ballkanit, kërkohet mbështetje më e madhe për integrimin në BE

Presidenti i Institutit të Shkencave Politike në Varna të Bullgarisë, Dimitar Keranov, ka vlerësuar se …