Është hapur ordinanaca stomatologjike Dona Dent – Klinika e re, në Lipjan, me dr Naser Bytyçi

Sot me një pritje solemne është hapur ordinanaca stomatologjike Dona Dent – Klinika e re, në Lipjan, me doktor Naser Bytyçi, dhe doktoreshë Donjeta Bytyçi. Klinika e re Dona Dent, gjindet në rrugën Zylfije Gashi, Përball QKMF-së, në Lipjan.

Naser Bytyçi lindi në vitin 1962 në fshatin Qylagë të Lipjanit Është doktori i Stomatologjis-Kirurg oral i diplomuar ne Universitetin e Prishtinës më 1990. Ka specializuar në vitin 2002 në kirurgji orale.

Nga viti 1990 deri 1998 ne Ordinancën private stomatologjike si stomatolog;1998-1999 ne ambulancën e UÇK-së, në Krojmir; 1999-2000 drejtor i drejtoratit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, 2000-2002 anëtar i asamblesë komunale,2004-2007 drejtor i departamentit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale; nga viti 2007 punon në poliklinikën private DONA-DENT në Lipjan, stomatolog-kirug oral.

Njihet si njeri i devotshëm dhe i përkushtuar për përmirësimin e mirëqenies sociale te qytetarëve, për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në territorin e komunës së Lipjanit

Naseri Bytyçi ka dhënë një kontribut të veçantë gjatë luftës së UÇK-së, në Spitalin Ushtarak të Batalionit të Dytë “Ruzhdi Salihu”, Brigada 121,”Komandant Kumanova” II.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Sead Veseli, ushtari më i mirë 2024

Pas sfidave disa ditore përfundoi gara ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024” ku morën pjesë …