Edi Rama

Edi Rama: Qeveria e Kosovës duhet të koordinohet më shumë me aleatët, por është në të drejtën e saj ta zbatojë Kushtetutën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me situatën e fundit me dinarin dhe mbylljen e strukturave paralele. Rama ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të koordinohet më shumë me aleatët, por ka theksuar se është në të drejtën e saj ta zbatojë Kushtetutën. “Ndërsa të gjithë jemi dakord që Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar Kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, ka shkruar Rama.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …