Brickos

Boris Pistorius Vizitën në shtetet e Ballkanit e kam bërë për disa arsye, kryesisht për tensionet të rritje në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë

Boris Pistorius: Vizitën në shtetet e Ballkanit e kam bërë për disa arsye, kryesisht për tensionet të rritje në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë

Ministri i mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, është cituar të ketë deklaruar se vizita e tij në shtetet e Ballkanit Perëndimor, është bërë për shumë arsye, por njëra ndër më kryesoret janë tensionet e muajve të fundit. Në një intervistë për mediet në Serbi ai tha se është i shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor. Ky rajon i rëndësishëm në zemër të Evropës, jo shumë larg Gjermanisë, kërkon vëmendjen tonë. Për të qenë të qartë: ne duam të kontribuojmë në stabilizimin në rajon. Ne duam të mbështesim rajonin dhe, në të ardhmen, të ndjekim nga afër rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian. Tani për tani  situata në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë është e qetë. Megjithatë, pikërisht në Kosovë, situata  është ende e ndjeshme ndaj përshkallëzimit afatshkurtër, sikur në vitin e kaluar. Por edhe në Bosnjë situata mund të përshkallëzohet për shkak të retorikës dhe veprimeve provokuese të disa politikanëve. Prandaj, së bashku me partnerët tanë, ne monitorojmë nga afër situatën dhe jemi në gjendje të reagojmë shpejt, gjë që e dëshmuam në fund të vitit të kaluar”, ka deklaruar, ministri i mbrojtjes së  Gjermanisë, Boris Pistorius.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale …