Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut u mbajt seanca inauguruese e Këshillit për koordinimin në anëtarësimin e vendit në NATO-s

Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut u mbajt seanca inauguruese e Këshillit për koordinimin në anëtarësimin e vendit në NATO-s

Dje në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut u mbajt seanca inauguruese e Këshillit për koordinimin e aktiviteteve lidhur me anëtarësimin e vendit në Aleancën e NATO-s. Këshilli paraqiti  një mekanizëm zyrtar ndërqeveritar për koordinimin e çështjeve në drejtim të sigurisë nacionale dhe mbrojtjes në lidhje me NATO-n, ndërsa ngjarja është organizuar bashkërisht me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut. Seancën inauguruese e hapi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili u shpreh këshilli konfirmon përkushtimin e vendit për sigurinë përmes unitetit, si dhe lidhjet e fuqishme me Mbretërinë e Bashkuar. E themeluam këshillin për koordinimin e aktiviteteve të Maqedonisë së Veriut në NATO, që është një nevojë e drejtpërdrejtë nga anëtarësimi ynë në Aleancë. Duke i pasur parasysh sfidat e sigurisë dhe stabilitetit me të cilat përballemi si pjesë e komunitetit euroatlantik, formojmë një këshill që e forcon rezistencën tonë dhe që do të ndihmojë në paraqitjen tonë të koordinuar si institucione, kur është në pyetje çështja e sigurisë në kuptimin më të gjerë dhe puna e NATO-s”, tha Talat Xhaferi.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …