Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg: Evropianët duhet të rrisin prodhimin e armëve për Ukrainën, në parandalim të një konfrontimi me Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,  u bëri thirrje evropianëve të rrisin prodhimin e tyre të armëve për të rritur dërgesat në Ukrainë dhe për të parandaluar një konfrontim me Moskën, i cili sipas tij. që mund të zgjasë për dekada. Para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel më 15 dhe 16 shkurt, Jens Stoltenberg tha: Ne duhet të rindërtojmë dhe zhvillojmë bazën tonë industriale më shpejt për të rritur dërgesat në Ukrainë dhe për të riorganizuar stoqet tona. Kjo do të thotë se ne duhet të kalojmë nga prodhimi i ngadaltë në kohë paqeje në prodhim të shpejtë në kohë konflikti”, tha Stoltenberg për gazetën gjermane Welt am Sonntag. Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për aleatët e NATO-s, por në të njëjtën kohë, Kremlini bën rregullisht kërcënime kundër vendeve të saj, tha Stoltenberg. NATO-ja  nuk po kërkon luftë me Rusinë, por ne duhet të përgatitemi për një konfrontim që mund të zgjasë me dekada të tëra tha mes tjerash, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …