Në Arabinë Saudite është mbajtur takimi konsultativ i ministrave të jashtëm të vendeve arabe, ku u apelua për “armëpushim të menjëhershëm në Gaza” e cila përballet me sulmet izraelite. Ministria saudite e Punëve të Jashtme njoftoi se në takimin konsultativ që u mbajt me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe të Katarit, Egjiptit, Jordanisë dhe Arabisë Saudit, si dhe sekretarit të përgjithshëm të Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës , Hussein Al-Sheik, u bë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza e cila përballet me sulmet izraelite. Në takim gjithashtu u theksua mbështetja e dhënë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë. Me këtë rast u theksua se do të refuzohet zhvendosja me forcë e palestinezëve dhe se Rripi i Gazës është një pjesë e pandashme e territoreve palestineze nën pushtim. (Anadolu shqip)
Kontrolloni gjithashtu
Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën
Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
