MAPL organizon sot ceremoninë e Publikimit të Raportit të Funksionimit të Komunave për vitin 2017

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nënshkroi Shpërblimin e performancës komunale në vlerë, 8.3 milionë euro për 11 komuna

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nënshkroi shpërblimin  e performancës komunale në vlerë, 8.3 milionë euro  për 11 komuna. Komunat përfituese janë: Peja, Rahoveci, Kastrioti, Skenderaj, Theranda, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi. Nga ky grant, 4 milionë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës, ndërkaq pjesa tjetër është bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, Zvicra, Suedia, Norvegjia. Për të përfituar nga Granti i Performancës Komunale (GPK) i vitit 2024 komunat duhej t’i përmbushin 4 kushte minimale: komunat duhej të kenë raportuar të dhënat në SMPK sipas afatit të përcaktuar në neni 19.2 të Ligjit  të kenë respektuar obligimin ligjor për të rishqyrtuar aktet komunale të vlerësuara si të kundërligjshme nga autoriteti mbikëqyrës; opinioni i auditimit duhet të jetë të paktën i pamodifikuar me theksim të çështjes dhe komunat duhet të kenë shpenzuar 75% ose më tepër të buxhetit final për investime kapitale.

Kontrolloni gjithashtu

Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimo Kiljunen ka thënë …