Isuf Ismaili: Arbëreshët gjaku ynë, pjesë e rrënjëve tona ilire, arbëreshe e shqiptare

Isuf Ismaili: Arbëreshët gjaku ynë, pjesë e rrënjëve tona ilire, arbëreshe e shqiptare

Në një nga vendbanimet arbëreshe në Ungër të Arbërisë, që kanë krijuar vetë arbëreshët në Itali,  në ditët ardhshme do të mbahen manifestime sa kulturore aq edhe historike, sa emocionale aq edhe të lavdishme, sa jetësore aq edhe artistike e të bukura.

Lavdi të përjetshme jetës dhe veprës së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu!

Arbëreshët janë një pjesë e pashkëputur e rrënjëve tona, janë vëllezërit e motrat tona të një gjaku, janë pjesë e krenarisë dhe dashurisë sonë, të cilët e manifestojnë me shumë mall, me shumë dashuri e përkushtim qenësinë arbëreshe, kohën e Motit të Madh, kohë në të cilën jetoi e veproi Heroi ynë Kombëtar  Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, manifestojnë gjallërinë arbëreshe, të cilën e mbajtën bashkë me krenarinë e pashuar të atij zjarri të Arbërisë së të parëve tanë, etërve tanë të përbashkët. Ata kështu i thonë brezave që janë e do të vijnë se gjallëria arbëreshe mbahet si zjarr i pashuar, vetëm nëse gjuha, kultura e kanë vazhdimësinë me të kaluarën e Skënderbeut dhe lidhjet e fuqishme me Shqipërinë – tërësinë e trojeve të saj.

Në këtë kuptim e në këtë vazhdimësi në vendbanimet e shumta arbëreshe mbahen manifestime të shumta, ku shkëlqen e pastër tradita e kulturës, e historisë, e gjuhës dhe rrjedhave të natyrshme të një jetësie arbëreshe.

Në një nga vendbanimet arbëreshe në Ungër të Arbërisë, që kanë krijuar vetë arbëreshët në Itali,  në ditët e ardhshme mbahen manifestime sa kulturore aq edhe historike, sa emocionale aq edhe të lavdishme, sa jetësore aq edhe të bukura.

Ungra është një vendbanim, që ngrihet në lartësinë mbidetare nga 650 metra e mund të shkojë deri 700 metra. Ky vendbanim ndodhet në mes të dy vendbanimeve arbëreshe të Firmozës që ngrihet edhe në lartësi më të mëdha se Ungra dhe në Firmos që është poshtë Ungrës.

Ungra është një qendër kulturore arbëreshe, në të cilën ka shtëpi të vjetra gati 600 – vjeçare. Një nga të tillat, është shtëpia e poetit të shquar arbëresh Vinçenco Stratigò, e cila ruhet dhe mirëmbahet me shumë përkujdesje, me shumë përkushtim nga Anna Stratigò, stërmbesë e poetit dhe veprimtarit të madh që sapo e ceka.

Në atë shtëpi shpesh herë mbahen veprimtari të shumta kulturore, artistike e shoqërore arbëreshe. Aty gratë dhe fëmijët arbëreshë mbajnë kurse muzikore, por edhe gjuhësore nga vetë Anna e cila paraqet vlerat e shumanshme arbëreshe.

Por, qëllimi i këtij shkrimi të sotëm është që të theksojmë se pikërisht në ditët e arshme në Ungër do të fillojë manifestimi i madh kulturor e historik, krenar e i lavdishëm për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Organizimi i këtij manifestimi bëhet nga shoqata “Arbëria” në Ungër (Pro Loco “Arbëria” di Lungro), organizim ky që mrekullisht, planifikohet, organizohet e paraqitet nga Rosa Carbone – kryetare e shoqatës, Saverina Bavasso – sekretare, Anna Stratigò – artiste e këngëtare, nga Giovanni Tufo, Francesco Romeo, Flavia dhe Federica Provenzano, Enzo Forte, Nicola Forte, nga shumë anëtarë të tjerë, të cilët kush më shumë e kush më pak paraqesin në një program të shkëlqyer artistik e përkujtimor historik, për jetën e veprat, luftërat, madhështinë e heroizmin e Kryetrimit e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.  Kështu paraqitet edhe jetësia arbëreshe në shekuj e gjer në ditët e sotme.

Është interesante të themi se manifestimet e tilla kanë një ecuri, një zhvillim, ku nisin me paraqitjet që nga lindja e Skënderbeut, marrja peng nga sulltani e Perandoria Osmane, nga emocionet e fuqishme, ku paraqitet dhembja e madhe për largimin e tij nga vatra prindërore, nga vatra arbërore, paraqitet zotësia e Skënderbeut, kthimi i tij në Krujë, ngritja e flamurit më, 28 nëntor 1443, në kështjellën e Krujës, luftërat e përpjekjet, madhështitë e heroizmat e Epokës së ndritur të Skënderbeut e gjer te vdekja e tij, largimi i një pjese të madhe arbëreshësh për në Itali.

Sot pra sheshet, rrugët, shtëpitë dhe gjithë vendbanimi arbëresh Ungra do të jehojë nga gjallëria e manifestimit përkujtimor historik e artistik për jetën e veprat e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skëndetrbeu.

Unë së pari i përshëndes  vëllezërit e  motrat arbëreshe në Ungër dhe dua ta  botoj këtë shkrim, duke i uruar të gjithë pjesëmarrësit në manifestim : mbarësi, suksese dhe duke mbajtur të gjallë në zemrat e tyre: gjuhën arbëreshe, flamurin e Skënderbeut e dashurinë për ne vëllezërit e motrat e tyre në të gjitha trevat shqiptare, arbërore, ku edhe ata i kanë rrënjët e tyre, së bashku me ne.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. Zholi

Albert Z. ZHOLI:  Dita Botërore e  librit dhe e kriza e së drejtës së autorit në Shqipëri

 Dita Botërore e  librit dhe e kriza e së drejtës së autorit në Shqipëri Shqipëria …