Mustafa

Mustafa: Deklarata Kushtetuese, akt me vlera të veçanta historike

Duke kujtuar 2 korrikun e vitit 1990, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Deklarata Kushtetuese i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut dhe proceseve të pavarësimit dhe çlirimit të Kosovës. Ai e ka vlerësuar këtë si një akt me vlera historike, i shpallur në rrethana të vështira. ““Është ky një akt me vlera të veçanta historike, i shpallur në rrethana dhe kohë tepër të vështira, nga njerëz të vendosur dhe të përkushtuar për vendin e tyre. Deklarata e 2 Korrikut i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut dhe proceseve të pavarësimit dhe çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …