Ministri, Ejup Maqedonci, në konferencën përmbyllëse, paraqiti rezultatet e arritura në Ministri dhe në FSK për vitin kalendarik 2023

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2023, 129 ushtarë janë larguar vullnetarisht nga FSK-ja

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka deklaruar se  eetëm gjatë vitit 2023, 129 ushtarë janë larguar vullnetarisht nga FSK-ja. Më shumë se gjysma prej tyre janë larguar për mundësi jashtë FSK-së, duke lëvizur nëpër institucionet tjera. Gjatë vitit 2023 janë larguar 221 pjesëtarë të FSK-së, duke përfshirë aktiv, rezervë dhe nëpunës civilë. Këtu hynë edhe pensionimi i rregullt 59 pjesëtarë, pensionim jo i rregullt 2, pas arritjes së moshës 14 pjesëtarë, ndërprerje vullnetare kanë pasur 129 pjesëtarë. Shkarkim nga shërbimi ka qenë një pjesëtar. Arsyet janë të ndryshme duke filluar nga mirëqenia, aspekti i pagës, mundësitë që u ofrohen jashtë institucionit… Ky nuk është trend vetëm te ne, është global. Të gjitha ushtritë po ballafaqohen me mbajtjen e personelit. Ne kemi edhe lëvizje në Policinë e Kosovës prej FSK-së. Jo gjithmonë për shkak të mirëqenies, shpesh edhe për shkak të mundësive që iu jep profesioni në struktura të tjera. E shoh shqetësuese, mirëpo theksoj se ka qenë vullnet i të gjithë ushtarëve që janë rekrutuar”, ka thënë Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …