Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka biseduar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka biseduar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, dje ka takuar,  ambasadorin amerikan në Prishtinë,  Jeffrey Hovenier, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend. Haradinaj ka thënë se e ka njoftuar Hovenier për temat e diskutimit gjatë takimeve që ka pasur në Departamentin e  Shtetit, në Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, në Pentagon, Kongres dhe në Senat. Haradinaj ka kërkuar që të ndodhë me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO.  Gjithashtu, ai ka falënderuar ambasadorin, Hovenier për angazhimin e Ambasadës së Amerikës në Kosovë në mbështetje të vizitës që e ka realizuar në Amerikë. Ambasadorin Hovenier e njoftova për temat e diskutimit gjatë takimeve që kisha në Departamentin Amerikan  të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe  në Senat, ku kërkova që dialogu strategjik Kosovë-Amerikë të shtrihet në marrëdhënie bilaterale dhe të ndodhë me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO. Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pa ndalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë”, ka nënvizuar, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …