leoni

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë, vendosi të mos marrë masa kufizuese në vizitat private të katër krerëve të UÇK-së

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë,  në çështjen penale  kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit,  vendosi të mos marrë  masa kufizuese lidhur me vizitat private të të akuzuarve. Në vendimin e datës 9 shkurt 2024, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith  i tretë  ia ka rikujtuar të akuzuarve, në veçanti Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit për detyrimin që kanë për të mos iu zbuluar personave të tretë informacione të besueshme, Paneli përmes kësaj: KUJTON të Akuzuarit, në veçanti, zotërinjtë Thaçi dhe Selimi, për detyrimin e tyre për të mos zbuluar palëve të treta të paautorizuara asnjë informacion që mund të çojë në identifikimin e dëshmitarëve të mbrojtur; UDHËRON Sekretarin që t’u kujtojë vizitorëve në objektet e paraburgimit se ata nuk duhet të diskutojnë ose të marrin pjesë në diskutimet e informacioneve të fshehta  që kanë të bëjnë me procedurat me një të paraburgosur, duke përfshirë informacionin që ka të bëjë me identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur”, thuhet në vendim.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …