Vitia e gatshme për fillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare

Zv. kryetari i komunë së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, priti në takim përfaqësues nga komisioni komunal për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave të komunës së Vitisë,  ku u diskutua rreth procesit, përgatitjeve dhe zhvillimeve të reja në projektin e regjistrimit të popullsisë, i cili planifikohet të mbahet këtë vit. Në këtë takim u dha një njoftim i shkurtër mbi përgatitjet e komisionit komunal për regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare, si dhe për zgjedhjen e sekretarit të këtij komisioni. I pranishëm ishte edhe Guxim Neziri nga agjencioni i statistikave të Kosovës, i cili u njoftua më për së afërmi me ecurinë e përgatitjeve të këtij regjistrimi në komunën e Vitisë. Me këtë rast, zv. kryetari Aliu u shpreh se ky regjistrim ka rëndësi të madhe për vendin, prandaj komuna e Vitisë do të ofrojë të gjitha kapacitetet e nevojshme  për regjistrimin e plotë të popullsisë dhe ekonomive familjare. Në këtë takim u bë e ditur që ky regjistrim i popullsisë do të jetë gjithëpërfshirës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës janë të obliguar ligjërisht që t’i përgjigjen regjistrimit dhe të japin informata të sakta për çdo anëtar të familjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të KRM “Pastërtia”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e …