Matthew Miller: Padëgjueshmërinë e Albin Kurtit do ta zgjidhim me diplomaci

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Metju Miller, në një konferencë për media është pyetur nga gazetarë  se çfarë do të bëjë Amerika  për ta ndaluar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke ia përkujtuar faktin se ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, konfirmoi se po hasin në padëgjueshmëri nga Albin Kurti dhe Qeveria e tij. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller tha se do të përpiqen t’i zgjidhin çështjet me diplomaci, por që s’mund të parashikojë ndonjë hap specifik. Unë them se ne do të vazhdojmë të angazhohemi në diplomaci për ta zgjidhur këtë çështje, dhe ne duam që të dyja palët Kosova dhe  Serbia të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, saktësoi, zëdhënësi Metju Miller.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …