Konferenca e Sigurisë, në Munih, nuk solli optimizmin e pritur dhe të premtuar një vit më parë

Nëse në  vitin e kaluar pati doza optimizmi, me idenë që Ukraina, jo vetëm se mund t’i rezistojë luftës me Rusinë, por edhe ta largojë atë prej kufijve të vet, dështoi dhe  mori  një kthesë tjetër. Konferenca e Munihut,  e cila konsiderohet si platformë e liderëve botërorë për të diskutuar politika të sigurisë, supozohej të gëzonte madhështinë e edicionit të 60-të. Megjithatë, lajmet e këqija nuk kanë pasur fund. I gjithë diskutimi para nisjes së konferencës është dominuar prej ish-presidentit Donald Trump, i cili synon të fitojë nominimin e republikanëve për një mandat tjetër presidencial. Së fundi, ai e ka vënë në pikëpyetje vendimin për t’i mbrojtur vendet aleate të NATO-s, të cilat nuk shpenzojnë mjaftueshëm në mbrojtje, prej një pushtimi potencial rus. Kjo temë, bashkë me pamundësinë e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara për të miratuar një ndihmë në vlerë të 60 miliardë dollarëve për Ukrainën, i ka bërë pjesëmarrësit të mendojnë nëse Uashingtoni është ende i përkushtuar për Ukrainën dhe marrëdhëniet transatlantike në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …