OVL e UÇK-së dega Deçan: Shoku ynë Muhamet Halili (Bela) sot na u nda nga ne

Shoku ynë Muhamet Halili (Bela) sot na u nda nga ne. Menduam se nuk ka gjë që mund të na ndajë, sepse jeta na mësoi të jemi të fortë. Ishim mësuar të luftonim gjithçka bashkë, ishim të pa ndarë në çdo kohë. Lufta na bëri të bashkuar, por Liria na bashkoi edhe më shumë. Nuk u ndamë asnjëherë, çdo herë u bashkuam edhe më shumë. Pushofsh në paqe, Bela… Do të kujtohemi gjithmonë si njeriu bujar që ishe! Varrimi është sot, më datën 23.02.2024, në orën 15:00, në varrezat e qytetit në Pejë!

Kontrolloni gjithashtu

Protestë në Bonn kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Të premten pritet të mbahet një protestë në qytetin gjerman të Bonnit, në shenjë kundërshtimi …