BDI: Lajme të rreme nga propagandist pro-rus kundër BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim demanton ashpër shpifjet ndaj BDI-së nga gazetarë, disa portale dhe parti politike për procesin e grumbullimit të nënshkrimeve për kandidatët për kryetar. Fushata kundër idesë së BDI-së për zgjedhje të presidentit me 2/3 e votave në Kuvend dhe me shumicë të Badenterit, si dhe ndryshimeve kushtetuese për zgjedhje presidenciale dhe përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në Kushtetutë, që po zhvillohet nga VMRO, Levica, por edhe nga LSDM, si dhe derivatet e BDI-së, nuk po i kursen qytetarët nga lajmet e rrejshme dhe fatkeqësisht edhe disa media po bien pre e fushatës me gënjeshtra. Në inçizimet e publikuara në rrjete sociale paraqiten qytetarë që anëtarësohen në BDI në selitë e BDI-së, ku shihet qartë që formularët janë me logo të BDI-së, ndërsa nënshkrimet për kandidaturën e Dr. Bujar Osmanit për president janë tërësisht aktivitet tjetër që organizohet nga KSHZ dhe ky proces po realizohet masivisht nga përkrahësit e BDI-së dhe të Dr. Bujar Osmanit në qendrat rajonale të KSHZ-së çdo ditë sipas planit të Shtabit tonë Zgjedhor. Lajmet e rreme janë mjet special i propagandës ruse dhe jemi dëshmitar që të gjithë po bien pre e asaj propagande të zbatuar nga eksponent të tyre në Maqedoni.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …