Albin Kurti po e mbështetë opozitën në Maqedoninë e Veriut, para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Ai është drejtuar kundër BDI-së, partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, parti me prejardhje nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Zëvendëskryeministri Artan Grubi, thotë se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut janë të rëndësishme edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili jashtëligjshëm dhe me qëllim përçarjeje po e mbështet koalicionin e partive opozitare në shtetin fqinj. Në Bashkimin Demokratik për Integrim, partinë më të madhe të shqiptarëve në këtë shtet fqinj janë indinjuar me këtë përfshirje të Kurtit. Tash e thonë hapur se Kurti po përzihet. Ai nuk e kishte ftuar ndonjë përfaqësues nga kjo parti, kur në fillim të këtij muaji i mblodhi në zyrën e tij në Prishtinë përfaqësuesit e partive opozitare që janë bërë bashkë në një koalicion. Artan Grubi tha se Kurti kishte vepruar njëjtë edhe në zgjedhjet e mëparshme në Maqedoni , por pa sukses.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …