Bashkë me familjarë, Komandantin e UÇPMB-së Shefket Musliu dhe bashkëluftëtarë, në 24 vjetorin e rënies, vendosëm buqeta lulesh të freskëta në Kodrën e Dëshmorëve dhe te busti i Heroit të Kombit, Fatmir Ibishi, në fshatin Uglar.
Kjo ditë e shënuar, na kujton aktin e rënies së tij, por edhe masovizimin që ndodhi në UÇPMB duke u frymëzuar nga shembulli i tij.
Lavdi e përjetshme, Komandantit Fatmir Ibishi!
Respekt për bashkëluftëtarët që mbajnë gjallë idealin e lirisë!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
