leoni

Më gëzon fakti që në radhët e bashkëqytetarëve maqedonas të shumtë janë ata që më drejtohen me uratat më të mira, tha Talat Xhaferi

Disa nga mediet në Kosovë, Kryeministrit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i referohen si kryeministër teknik, apo në detyrë

Disa nga mediet në Kosovë,  që i ka nën kontroll Vetëvendosja, apo që iu kanë vënë nën tutelë nga favoret që  i vjelin nga ajo,  kur flasin e shkruajnë  për Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi i referohen si kryeministër teknik apo kryeministër në detyrë, në përpjekje për ta denigruar autoritetin e tij qeveritar, për ta minimizuar rolinnë postin e kryetarit të Qeverisë, njëjtë me partitë politike  nacionaliste, sllavomaqdone. Dihet mirëfilli pozita kushtetuese e kryeministrit, Talat Xhaferi, por  të tillëve, ashtu sikur travarëve e taravarëve  u pengon fakti se për herë të parë në historinë e këtij shteti, dikur shtet edhe më represiv kundër shqiptarëve sesa Serbia, të ndodh e papritura edhe pse e paralajmëruar shumë kohë më parë nga BDI-ja,  se një ditë Qeverinë e Maqedonisë do ta udhëheq një kryeministër shqiptar, madje, në rastin konkret  nga radha e komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Xhelozët, inatzinjë sikur Kurti e kurtët e tij, në Maqedoni, tregojnë mungesën elementare të moralit kombëtar, pse jo edhe atij politik, në përpjekje për të fituar ndonjë poen apo lëvdatë nga nacionalistët sllavomaqedonë,  duke injoruar kryeministrin, Talat Xhaferi, i cili për një mandat të plotë ishte kryetar i Kuvendi të Maqedonisë së Veriut, jo kryetar në detyrë, as kryetar rasti,  por kryekuvendar ndër më të guximshmit për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, por edhe shumë paqësor e parimor për komunitetin shumicë në këtë shtet.   Talat Xhaferi që moti ka hyrë në histori, jo si teknik i saj as si taravar e taravol, po si luftëtar i lirisë. Tani politikan me kredo diplomat dhe burrë shteti ndër të paktët që i ka kombi.

 

Përpjekja e një segmenti të Vetëvendosjes në krye me Albin Kurtin për ta dëmtuar BDI-në duke krijuar përçarje në mes të partive politike në Maqedoni, para së të jetë përpjekje politike, ajo është përpjekje antikombëtare, në radhë të parë për shkak se kjo parti ka përbërje dhe përmbajtje nga Ushtria  Çlirimtare Kombëtare dhe është shumë e afërt me paritë e dala nga lufta e UÇK-së në Kosovë.  Kurti i cili mendon se me burgosjen e kreut të UÇK-së, partitë që identifikohen me luftën nuk do të  mund ta marrin pushtetin, për shkak të një mase të demonizimit nga faktori ndërkombëtar, pretendon që edhe në Maqedoni ta marrë pushtetin opozita kundër BDI-së, jo kundër Qeverisë, edhe pse aktualisht BDI-ja udhëheq edhe me qeverinë deri në muajin maj.

Në pamundësi për të krijuar përçarje e ndasi në Shqipëri ku ka pësuar me turp në organizimin e Vetëvendosjes me tre kaskaderë politikë të Tiranës, Kurti po përpiqet të korr ndonjë sukses në thellimin e përçarjes në mesin e shqiptarëve në  Maqedoni.

Duke qenë  se BDI-ja tashmë është konsoliduar dhe së fundmi e ka marrë edhe qeverisjen, nuk ka kurrëfarë rreziku, që ajo të pësojë nga përpjekjet e Kurtit dhe të kurtëve në Maqedoni. Megjithatë, duhet pasur kujdes, sepse fanatikët e politikave të dështuara, kurrë nuk e pranojnë dështimin dhe në të shumtën e rasteve nuk zgjedhin mjete, për të arritur qëllimet e tyre të sëmuara. RKL

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Qeveria Kurti më ka shantazhuar e kërcënuar

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka akuzuar hapur qeverinë në detyrë …