BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: VMRO paralajmëron kamxhikosjen e qytetarëve për shkak të Kryeministrit shqiptar

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër deklaratën e sotme të VMRO DPMNE-së dhe Gordana Siljanovskës për kamxhikosjen е votuesve dhe zgjedhjeve në vendin tonë. Edhe para se të bëhen pjesë e listаve të kandidatëve për President, VMRO-DPMNE dhe Gordana përmes shfaqjes së një sinqeriteti fatkeq paralajmëruan kamxhikun e tyre për të gjithë ata që nuk mendojnë si ata. Kryeministri shqiptar është realitet dhe do të jetë realitet edhe zgjedhja e Presidentit të vendit në Kuvend me shumicë prej 2/3 e votave dhe me shumicë të Badenterit.

Një shumicë prej dy të tretash siguron konsensus shoqëror dhe mbipartiak me mbi 80 vota në Parlament. Ndërsa shumica e Badenterit siguron konsensus etnik për të parandaluar mbivotimin etnik dhe imponimin e vullnetit vetëm të dy partive më të mëdha politike maqedonase. VMRO DPMNE dhe humbësja Gordana nuk u distancuan nga Rusia dhe nuk u rreshtuan me Europën.
Prandaj, qytetarët duhet të përqendrojnë votën e tyre për partinë më stabile, me çka do të arrihet qëllimi dhe do të ndalohet Rusia dhe ndikimin rus që ka përfshirë ekonominë tonë, infrastrukturën kritike, partitë politike, mediat, komunitetet fetare, shoqërinë civile dhe synon të destabilizojë shoqërinë tonë të brishtë multietnike, multifetare dhe multikulturore për të promovuar një efekt domino në të gjithë rajonin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Qeveria Kurti më ka shantazhuar e kërcënuar

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka akuzuar hapur qeverinë në detyrë …