Një delegacion i PDK-së, i prirë nga Enver Hoxhaj po qëndron në Austri

Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj së bashku me disa zyrtar të lartë të kësaj partie, po qëndron për një vizitë në Austri. Ai ka njoftuar se gjatë kësaj vizite, janë takuar me Christoph Stark, deputet në Parlamentin e Austrisë dhe kryetar i Komunës në Gleisdorf “Kënaqësi fort e veçantë të takojmë Christoph Stark, deputet me ndikim të madh në Parlamentin e Austrisë dhe Kryetar i Komunës në Gleisdorf, ku jetojnë shumë bashkatdhetarë të cilët marrin mbështetje të madhe nga ai, sepse çdoherë e ka në zemër Kosovën!” ka shkruar në adresën e tij elektronike, ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …