leoni

Miroslav Lajçak, po qëndron në Romë, me ç’ rast autoritetet italiane i ka njoftuar lidhur me çështjen e negociatave Kosovë-Serbi

Lajçak: Kusht për heqjen e sanksioneve të Kosovës nga BE-ja është dërgimi i projekt Statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese

Emisari i Bashkimit Evropian  për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije se pas sulmit në Banjskë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE-së që të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës, por kërkesa e tij nuk është përkrahur nga vendet anëtare të BE-së. “Reagimi im i menjëhershëm pas Banjskës ishte thirrja për heqjen e masave për hir solidariteti.. Ai ka bërë me dije se heqja e këtyre masave ndërlidhet me dërgimin e draft-statutit të Asociacionit për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. “Një nga ato opsione që sigurisht do të konsiderohej si sinjal pozitiv ishte mundësimi i zgjedhjeve të reja të shpejta lokale në veri të Kosovës dhe mënyra më e shpejtë vazhdon të jetë dorëheqja e kryetarëve të komunave. Një sinjal tjetër pozitiv do të ishte dërgimi i Draft Statutit Evropian për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim ligjor. Fatkeqësisht, asnjë nga këto nuk ka ndodhur”, është shprehur Lajçaku.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …