Shqiprim Arifi

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ba bërë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari, në Prekaz

Në 26 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial  Adem Jashari në Prekaz duke i nderuar ata që dhanë jetën për këtë liri që e gëzojmë sot. Ai ka thënë me këtë rast sa herë që viziton kompleksin ndjenë gëzim, krenari, por edhe mall për Jasharët që dhanë jetën e tyre për një liri dhe për të larguar pushtuesin, me të cilët në Preshevë ende përballen dhe jetojnë me ta. Në 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, prej dje kompleksi memorial i Adem Jasharit në Prekaz është duke u vizituar nga qytetarë të vendeve të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …