Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli fajtor dhe e dënoi me dy vjet burg Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli fajtor dhe e dënoi me dy vjet burg Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për kryetarin e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin, duke e shpallur atë fajtor. GJKKO ka dënuar me 2 vite burg Belerin me akuzën e korrupsionit dhe të shit-blerjes së votave. Avokati i Belerit, Geni Gjyzari u shpreh se vendimi i Gjykatës ishte politik dhe se do ta ankimojë. Seanca  u ndoq nga një përfaqësues i ambasadës greke dhe nga Vangjel Dule. Gjatë seancës, Beleri ka deklaruar se hetimi dhe akuzat kundër tij janë sajesa qesharake.  Ai tha se vendimi për përjashtimin e gjyqtares Gjoka, duhej pasi kishte mbajtur zvarrë procesin për kallëzimin tim kundër Abdul Ramës. Beleri tha se përgjegjësia personale e gjyqtares është edhe arsyetimi i vendimit për rrëzimin e kërkesës së tij për dhënien e lejes për të kryer procedurën e betimit në Këshillin e Bashkisë Himarë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …