Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takohet në fundjavë me kabinetin qeveritar për një analizë të thellë e të gjithanshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takohet në fundjavë për një analizë të thelluar me kabinetin qeveritar, por edhe me  drejtuesit politikë dhe krerët socialistë të bashkive. Parashikohet që kjo analizë, e cila me gjasë do të jetë periodike deri në zgjedhje, do të shërbejë për të verifikuar të gjitha problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve, por edhe një raportim të plotë e të detajuar të punës organizative në Partinë Socialiste. Kabineti qeveritar, zëvendësministra, drejtues institucionesh, por edhe të deleguarit e qarqeve do të mblidhen në Shkodër, ndërsa pritet që ata të diskutojnë me kryeministrin, Edi  Rama lidhur me përmbushjen e detyrave të caktuara nga analiza e shkuar, që u mbajt në Shëngjin.

Kontrolloni gjithashtu

Gjuriq akuzon KQZ-në për diskriminim politik ndaj serbëve, e lidh vendimin me heqjen e masave të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror …