Aktivistët kanë reaguar kundër Qeverisë pas dhunës në protestën e djeshme në marshin e Tetë marsit, në Prishtinë

Organizata, “Marshojmë, nuk festojmë”,  përmes një reagimi ka thënë se Qeveria  ua mori aktivisteve të drejtën për protestë, duke ua ndaluar përdorimin e hapësirave publike. Policia e Kosovës dhunshëm i shtyu e i rrëzoi protestueset paqësore, duke mos i lënë të lëvizin lirshëm dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese në protestë. Dhuna e ushtruar sot nga ana e Policisë ishte krejtësisht e panevojshme, jo-proporcionale dhe e paarsyeshme. Policia u tregua efektive në zmbrapsjen e aktivisteve, por e njejta vazhdimisht dështon kur gratë vriten dhe përdhunohen, në hapësira private e publike. Por ne nuk do të ndalim luftën. Qëndrojmë të vendosura, për njana-tjetrën. Si të tilla, ne do të kërkojmë që dhuna e sotme e ushtruar ndaj aktivisteve feministe, të dënohet si shkelje kushtetuese, e së drejtës tonë themelore në protestë.” – thuhet në fund të reagimit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’i ndryshojë asnjë presje Ligjit për Specialen të kthyer nga Presidentja

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës …